Portieri ndal tri penallti për 23 minuta (Video)

Prishtinë | 11 Sht 2016 | 08:53 | Nga

Cammy Bell priti tri penalti në pjesën e parë për ta ndihmuar ekipin e tij Dundee United që të fitojë në udhëtim ndaj Dunfermline Athletic, përkundër që kishin mbetur me një lojtar më pak në fushë.

Bell tashmë kishte pritur një penalti të Gavin Reillyt, kur bashkëlojtari i tij Simon Murray shënon për epërsinë e parë të Unitedit, shkruan BBC.

Më pas Bell mbron edhe dy penalti të tjera në pjesën e parë, atë të Nicky Clark dhe Paul McMullan.

Për të siguruar pikët e plota u përkujdes Tony Andreu, i cili shënoi në minutën e 46 dhe 90+2.

Dundee mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Dixon ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 61.

Me këtë fitore Dundee renditet në pozitën e 4 me 8 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme