Prekëse, fëmija portugez ngushëllon tifozin francez të përlotur (Video)

Prishtinë | 11 Kor 2016 | 16:41 | Nga

Portugalia ka fituar trofeun e parë të Europianit duke eliminuar vendin organizator të këtij kampionati. Franca ishte shumë afër kupës, por e portugezët kanë realizuar ëndrrën e lënë përgjysmë në vitin 2004.

Trishtimi në radhët e francezëve ishte i pashmangshëm dhe jo i vogël. Në një video të filmuar pas ndeshjes shihet një tifoz francez që qan i pikëlluar dhe zemërthyer.

Menjëherë pas lotëve të tij një fëmijë i vogël që kishte veshur fanellën e Portugalisë i afrohet për ta ngushëlluar duke i dhënë dorën.

Dy tifozët e skuadrave kundërshtare pasi kanë shkëmbyer disa fjalë midis tyre janë përqafuar njëri-tjetrin duke theksuar edhe një herë ndikimin e madh që futbolli luan në marrëdhëniet midis njerëzve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme