Gianni Infantino ka thënë se Real Madridi e meritoi triumfin në Champions League
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se “fitoi ekipi më i mirë” në finale të Ligës së Kampionëve, ku Real Madridi e mposhti 4:1 Juventusin.
Pas këtij triumfi, Reali ka shkruar histori, duke u bërë skuadra e vetme që e fiton dy herë me radhë Ligën e Kampionëve.
“Juventusi bëri paraqitje të mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë real Madridi ishte i jashtëzakonshëm. Ishte ndeshje e madhe me dy ekipe të mrekullueshme dhe në fund fitoi më i miri”, tha numri një i FIFA-s.
“A ishte shansi i fundit që 39 vjeçari Buffon ta fitojë këtë trofe? Kishte të bënte me eksperiencën dhe disa faktor tjerë. Ky mbetet një sezon i fortë për Juven e Gigin, derisa vitin e ardhshëm është edhe Kupa e Botës. Buffon është më shumë se një kampion”, shtoi Infantino.