Presidenti i Genoas konfirmon shitjen e klubit

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 20:48 | Nga

Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi ka zbuluar para mediave se a ka shitur klubin, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet këtë javë ose në fillim të javës së ardhshme.

Preziosi ka ka hyrë në kritika të rënda nga tifozët e klubit në vitet e fundit dhe është raportuar më parë këtë muaj se ai ishte në bisedime për të shitur skuadrën nga Serie A.

Nuk ka vonuar shumë, dhe është vet Preziosi, i cili ka zbuluar për mediat italiane se e ka shitur klubin gjenovez.

“E kam shitur klubin”, ka thënë fillimisht Preziosi për TeleNord në një intervistë pasditen e së hënës.

“Nënshkrimet do të vijnë këtë javë ose në fillim të javës së ardhshme. Nga intervista tjetër, nuk do të jem më President i Genoas”, përfundoi italiani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme