Presidenti Thaçi uron Trepçën ’89 dhe Prishtinën për debutimin historik në UEFA

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 16:28 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar skuadrën kampione të Kosovës në futboll, KF Trepça 89, dhe fituesen e Kupës së Kosovës, FC Prishtina, me rastin e debutimit historik të futbollit ekipor të Kosovës në garat e UEFA-s.

“Urime KF Trepça ’89 për ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve në historinë e Kosovës! Urime edhe FC Prishtina për debutimin në Europa League”, ka shkruajtur Thaçi në rrjetin social Twitter.

Në kuadër të turit të parë të parakualifikimeve për në Ligën e Kampionëve, skuadra mitrovicase sonte do të jetë mysafire e kampiones së Ishujve Faroe, Víkingur Gøta. Ndërkaq, të enjten, kryeqytetasit do të jenë mysafirë të klubit suedes IFK Norrköping.

Trepça do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit më 4 korrik, ndërsa Prishtina më 6 korrik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme