Presidentja kroate u çon mesazh futbollistëve: Luani më së miri, për familjet tuaja, për Kroacinë

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

“Luani sonte më së miri dhe më së bukuri ashtu siç dini ju. Luani për familjet tuaja, për të rinjtë që kërkojnë një mundësi, për Kroacinë tonë, luani për popullin kroat dhe për të gjithë tifozët tonë. Me fat dhe shihemi në finale”, ka thënë ndër të tjera presidentja kroate në mesazhin që u ka çuar futbollistëve, para takimit me Anglinë.

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq u ka çuar një mesazh emocional futbollistëve të Kroacisë, para ndeshjes gjysmëfinale të Kampionatit Botëror Rusia 2018 ndaj Anglisë.

Ajo nuk ka mundur të udhëtojë në Rusi, pasi që është duke marrë pjesë në Samitin e rëndësishëm të NATO-s që po mbahet në Bruksel.

Ndaj Kitaroviq ka shfrytëzuar llogarinë në Facebook për ta shpërndarë adresimin përmes të cilit u kërkon futbollistëve që të luajnë për familjet e tyre dhe për Kroacinë.

“Të zjarrtit tonë të dashur, përshëndetje të ngrohtë nga Brukseli, nga Samiti i NATO-s. Për fat të keq sonte nuk do të mund të jem fizikisht me ju, por me gjithë zemër dhe çdo sekondë do të jem në ndeshje. Luani sonte më së miri dhe më së bukuri, ashtu siç dini ju. Luani për familjet tuaja, për të rinjtë që kërkojnë një mundësi, për Kroacinë tonë, luani për popullin kroat dhe për të gjithë tifozët tonë. Me fat dhe shihemi në finale”.

Të ngjashme