Prindërit e 14-vjeçares të cilën e pështyu Carragher kërkojnë që ai të mos shkarkohet

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 14:37 | Nga

Prindërit e 14-vjeçares të cilën e pështyu Jamie Carragher kanë kërkuar nga “Sky” që të mos e shkarkojnë si analist të futbollit.

Sipas tyre, ish-mbrojtësi i Liverpoolit u ka kërkuar falje direkte për veprimet e tij.

40-vjeçari pështyu në drejtim të fanses së Manchester Unitedit që e ngacmoi pas humbjes së “Të Kuqve” në Old Trafford 2 me 1.

Vetë Carragher edhe për mediat kërkoi falje publike, ndërsa “Sky” e kishte suspenduar menjëherë pas publikimit të videos online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme