Prishtina premton të mos dorëzohet në Luksemburg

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 08:55 | Nga

Futbollistët e Prishtinës besojnë se do ta kalojnë edhe pengesën e radhës në Ligën e Evropës, pavarësisht se Fola Esch është kundërshtare dukshëm më e fortë se FC Europa, ekip që bardhekaltrit e eliminuan në parakualifikime të kësaj gare ditë më parë.

Prishtina do të përballet me Fola Esch në kuadër të raundit të parë eliminator. Ndeshja e parë zhvillohet sot (e mërkurë, 17:00) në Luksemburg, në stadiumin “Emile Mayrisch” me kapacitet prej 3.100 ulësesh, shkruan sot Koha Ditore.

Tek ekipi nënkampion i Kosovës besojnë se do të kryejnë punë qysh në ndeshjen e parë dhe ndeshjen e kthimit, më 18 korrik në Mitrovicë, ta presin të relaksuar.

Prishtina të martën ka mbajtur një seancë stërvitore në fushën ku do të luhet loja dhe trajneri Mirel Josa ka pasur të gjithë në dispozicion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme