Pronari i Napolit blen Barin dhe premton ngritjen e tij

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 14:29 | Nga

Pronari i skuadrës nga Serie A, Napoli, Aurelio de Laurentiis ka marrë në pronësi edhe ish-skuadrën elitare të Italisë, Bari, që edicionin e ri do të luajë në kategorinë e katërt.

Bari për herë të fundit në Serie A luajti në edicionin 2010/11, kurse edicionin e fundit përfundoi në pozitën e shtatë në Serie B, duke siguruar garat e plejofit për promovim në Serie A, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Por meqë nuk iu dha licenca për gara në këtë nivel, si pasojë e problemeve financiare, Bari u detyrua të vazhdojë garimin në kategori amatore, siç është e katërta.

Kryebashkiaku i qytetit të Barit, Antonio Decaro, ia dha pronësinë De Laurentiisit, i cili ishte në mesin e dhjetë kandidatëve që kishin aplikuar për të blerë ekipin. De Laurentiis tha se është i nderuar që ka në pronësi edhe një ekip tjetër më histori dhe paralajmëroi revolucion të menjëhershëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme