PSG cakton çmimin për shitjen e Rabiotit te Barcelona

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 09:29 | Nga

Barcelona ka mësuar çmimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.

Paris Saint-Germain ka caktuar çmimin për shitjen e Adrien Rabiot te Barcelona.

“Mundo Deportivo” raporton se klubi i pasur francez ka vendosur kushtet për largimin e mesfushorit francez, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Barcelona ka shfaqur interesim për blerjen e Rabiot pas largimit të Andres Iniestas, përcjell lajmi.net.

Kurse, Paris Saint-Germain kërkon 40 milionë euro për shitjen e Rabiot.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme