PSG-ja nuk ngopet, Tucheli paralajmëron edhe dy transferime

Prishtinë | 22 Kor 2018 | 13:41 | Nga

Thomas Tuchel ka paralajmëruar edhe dy transferime nga ana e PSG-së.

Ai kërkon një mbrojtës anësor dhe një mesfushor, përcjellë “Lajmi.net”.

“Në krahun e djathtë, Dani Alves është ende i dëmtuar dhe ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale, ndaj nuk dihet se kur mund të jetë në dispozicion”, deklaroi Tuchel.

“Në atë pozicion kemi Thomas Meunier, por ai do të jetë në dispozicion vetëm më 6 gusht, pasi ishte me kombëtaren në Botëror dhe nuk mund të rrezikojmë që të luajmë vetëm me një mesfushor krahu. Duhet të gjejmë një zgjidhje”.

“Duhet ta zëvendësojmë jo vetëm me një lojtar tjetër, por edhe me një futbollist me personalitet, pasi Motta ishte i rëndësishëm në fusëe e jashtë saj. Kemi nevojë edhe për një lojtar në krahun e majtë, pasi kemi humbur Berchiche dhe na duhet ta zavëndësojmë. Pasi të kemi gjetur 3 zëvendësuesit të shohim se ku mund të përmirësohemi më tej”, u shpreh Tuchel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme