Publikohet mesazhi i Ronaldos para ndeshjes: Dua të shkoj në PSG

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 18:42 | Nga

Në prag të ndeshjes në mes të Real Madridit dhe Paris Saint-Germain në Champiosn League, është publikuar një mesazh i yllit të Loc Blancos, Cristiano Ronaldo.

Magazine France Fooball, ka zbuluar mesazhin në të cilin portugezi ka thënë: “Dua të shkoj në PSG”.

Por krejt kjo për të cilën raportohet sot në Spanjë, ka ndodhur në vitin 2012, atëherë, kur Ronaldo kishte thënë se Florentino Perez nuk po e trajton atë siç e meriton, për çka kishte shprehur dëshirën që të kalonte në Parc des Princes, përcjell Klan Kosova.

“Dua të kaloj në PSG”.

“Ata vërtet do të më duan”, janë fjalët që përmban mesazhi e të cilat i ka shkruar Ronaldo.

“Francezët do të jenë të lumtur që do të luajë në kampionatin e tyre dhe mediat do të më përkrahin për Topin e Artë”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme