Publikohet videoklipi i fushatës që përkrah femrat që merren me futboll

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 15:51 | Nga

Është publikuar kampanja reklamuese që i përkrah femrat që merren me futboll, “We Play Strong”, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.

Këtë kampanjë e mbështetet edhe këngëtarja dhe aktorja me prejardhje kosovare, Rita Ora.

Gjithashtu, UEFA është sponsor zyrtar i turneut “The Girls Tour” të Rita Orës, i cili është pjesë e kampanjës “Together #WePlayStrong” , transmeton Koha.net.

Më parë është raportuar se UEFA i ka bashkuar forcat me këngëtaren Rita Ora, në një partneritet novator që ka për qëllim transformimin e imazhit të futbollit femëror dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e femrave.

© KOHA

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme