Qendra stërvitore e Schalkes përfshihet nga zjarri

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 17:02 | Nga

Qendra stërvitore e Schalkes 04 është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.

Në foto e publikuara shihet tymi i dendur që del nga një ndërtesë në qendrën stërvitore të këtij klubi dhe thuhet se aty gjenden saunat e ekipit.

Situata ka qenë mjaftë alarmante dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll situatën, transmeton Albeu.

Zjarri thuhet se ka rënë shumë pranë dhomës së zhveshjes së profesionistëve por fatëmirësisht ky incident është ndalur vetëm me dëme materiale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme