Qeveria vendos që Stadiumi Kombëtar i Kosovës të ndërtohet në Drenas

Prishtinë | 04 Dhj 2017 | 11:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka votuar pro që stadiumi i ri nacional i Kosovës të ndërtohet në Drenas.

Kësisoj ka rënë poshtë edhe zyrtarisht ideja që stadiumi të ndërtohet në Bërrnicë ku ishte paraparë më parë.

Ka qenë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi që kë propozuar që ndërtimi i stadiumit nacional të ndërtohet në Drenas.

Me shumicën e votave pro nga ministrat e pranishëm, kryeministrit i Kosovës, Ramush Haradinaj ka aprovuar këtë propozim të ministrit Shala.

Kësisoj edhe zyrtarisht zona Ekonomike e Gllogocit është vendosur si lokacion për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës.

Punimet për ndërtimin e stadiumit nacional pritet të fillojnë në vitit 2018.

Të ngjashme