Raiola: Sanchez te Unitedi varet nga Mkhitaryani

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 16:47 | Nga

AManchester Unitedi nuk do të nënshkruajë me Alexis Sanchezin nëse Henrikh Mkhitaryan nuk pranon të kalojë te Topçinjtë, ka thënë Mino Raiola.

Djajtë e Kuq e duan me çdo kusht italianin, por preferojnë që marrëveshje të fusin edhe një lojtar.

“Manchester United nuk do të nënshkruajnë me Sanchezin nëse Mkhi nuk pajtohet të kalojë te Arsenali”, ka thënë Raiola për The Times.

“Mkhi do e bëjë atë që është më e mira për atë. Ai ka dy vite e gjysmë në kontratë, pra është vendimi i tij”.

“Sanchez është pjesë e marrëveshjes me Mkhin”, ka shtuar agjenti.

Sanchez ka shënuar shtatë gola këtë sezon në Ligën Premier dhe ka dhuruar tre asistime.

Vetëm Alexandre Lacazette me tetë gola ka më shumë se ish-ylli i Barcelonës këtë sezon.

https://youtu.be/-Fm71UQG1HY

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme