Rakitic e Gomes, “çelësat” e Barçës për të arritur te Verratti

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 10:00 | Nga

Barcelona nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj kryesor Marco Verratti deri në mbylljen e merkatos verore më 1 Shtator.

Pavarësisht përgjigjjes negative të PSG-së dhe qëndrimit të presidentit Al Khelaifi kundër çdo kërkesë të mundshme të mesfushorit italian për t’u larguar nga kryqyteti francez, Barcelona për kërkon të tjera formula për të bërë të mundur blerjen e Verrattit. Italiani pret zhvillimet e reja, por në të njëjtën kohë po programon të nisë normalisht fazën përgatitore me PSG-në.
24-vjeçari e di mirë që Barcelona nuk do të heqë dorë deri në përfundim të merkatos, ndaj për të arritur shifrën 100 milionë Euro, për të cilën drejtuesit parizienë mund ta lejojnë të largohet, klubi katalan mendon të përfshijë në ofertë futbollistë me emër. Sipas “El Mundo Deportivo”, bëhet fjalë për Andres Gomes dhe Ivan Rakitic.

Nga informacionet më të fundit mësohet se Barça është gati ofrojë 65 milionë Euro duke përfshirë edhe kartonin e mesfushorit kroat. Te Barcelona as e kanë pohuar dhe as e kanë mohuar këtë lajm. Edhe Andres Gomes është një lojtar shumë i vlerësuar në Europë dhe mosha e tij e re, është një avantazh i madh për klubet që e kërkojnë. Trajneri i Parisit, Unay Emery e njeh mirë, pasi e ka patur si rival kur drejtonte Sevillan, ndërsa mesfushori portugez luante me Valencian. Një tjetër fakt interesant është se në sezonin 2013-2014 Emery dhe Rakitic ka qenë të dy pjesë e Sevillas.

Pra, me shitjen e Verrattit, PSG nuk do të dilte e humbur, pasi përvec se do të arkëtonte një shumë të madhe parash, do të vinte në dispozicion të trajnerit spanjoll lojtarë cilësore si Rakitic apo Andre Gomes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme