Rakitiq gjithmonë është i gatshëm të marrë përgjegjësi

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 10:05 | Nga

Ivan Rakitiq nuk ka qenë gjithmonë njeriu më gjakftohtë në botën e futbollit. Ndoshta ka qenë qeni i tij, ndoshta bashkëshortja apo edhe vjehrra ajo që ka ndikuar në të. Por ai ka dhënë një kundërpërgjigje perfekte, kjo është e sigurt.

Më 2012, mesfushori humbi një penallti vendimtare për Sevillan ndaj Rayo Vallecanos, duke dërguar topin dukshëm larg shtyllës së djathtë. I mohoi skuadrës së tij fitoren, ndërsa menjëherë pas ndeshjes telefoni i tij cingëroi. Një mesazh erdhi nga vjehrra e tij. E hapi dhe pa një foto të qenit të tij me top dhe një mesazh: “Qeni yt i gjuan më mirë penalltitë sesa ti”.

Gjashtë vjet nga ai mesazh, gjërat kanë ndryshuar. Në mëngjesin para se Kroacia të përballej me Danimarkën në 1/8 e finales të Botërorit “Rusia 2018”, bashkëshortja e tij spanjolle Raquel, i tha se ndeshja do të shkonte në penallti dhe se ai do të shënonte penalltinë vendimtare.

Ai kaloi disa orë duke shikuar videot e portierit danez Kasper Schmeichel, duke folur me Andrej Kramariqin, bashkëlojtarin e Schmeichelit te Leicester City dhe atë natë ai ishte në pikën e bardhë. U realizua parashikimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme