Ramos: Griezmann i ka dyert e hapura në Real

Prishtinë | 09 Pri 2017 | 13:26 | Nga

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos thotë se ata do të mirëpresin mundësinë për të nënshkruar me Antoine Griezmann nga Atletico Madrid.

Sulmuesi francez ka qenë i lidhur vazhdimisht me liderët e LaLiga dhe Manchester United, pavarësisht se ka pretenduar në javën e kaluar se ai është lodhur nga këto spekulime.

Megjithatë, ylli i Atleticos pranoi se ai nuk mund të përjashtonte mundësinë e bashkimit me klubin mbretëror në të ardhmen.

Ramos thotë se skuadra e Realit nuk do të ketë asnjë problem për përqafuar ardhjen e 26-vjeçarit, i cili shënoi golin e barazimit për Atletico në barazim 1-1 derbi loak të së shtunës.

“Do të shohim, këto lloje të transferimeve të bëjë të fitosh më shumë tituj dhe ai është një lojtar i madh i cili e treguar veten e tij për disa vite”, ka thënë fillimisht Ramos për mediat spanjolle.

“Madridi gjithnjë i hap dyert e saj për lojtarë të mëdhenj”, përfundoi kapiteni i Realit.

Ndryshe, gjatë ditës është folur edhe për një largim të mundshëm të njërit nga tre sulmuesit kryesor të skuadrës, Cristiano Ronaldos, Karim Benzemas apo Gareth Balet.

Të ngjashme