Ramos: Messi është lojtari argjentinas më i miri në histori

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 08:54 | Nga

Lionel Messi mund të jetë figura më e urryer në Santiago Bernabeu, por Sergio Ramos e ka lartësuar argjentinasin e Barcelonës.

Sipas Ramos në Argjentinë e dinë se Lionel Messi është lojtari më i mirë në historinë e kombit, vite para Diego Maradonas.

Messi dhe Argjentina luajtën 1-1 në ndeshjen hapëse ndaj Islandës, me Messinq ë humbi një penallti, duke marr shumë kritika edhe në vendlindje.

“Në Argjentinë të gjithë e dinë se Maradona është vite dritë larg lojtarit më të mirë argjentinas në histori, që për mua është Lionel Messi”, ka thënë Ramos.

Kjo përgjigje erdhi pasi Maradona kishte thënë ditë më parë se mbrojtësi i Real Madridit nuk është një lider i vërtetë, të paktën jo në mënyrën se si është Diego Godin i Uruguait.

Fitorja e Spanjës kundër Iranit të mërkurën e vendosi La Rojën në vendin e parë në Grupin B.

“Ne jemi të lumtur, kemi bërë një hap para”.

“Tani duhet të përpiqemi të kryesojmë grupin. Ky është qëllimi ynë, mendoj se mund të përmirësohemi në të gjitha aspektet”, deklaroi Ramos.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme