Ramos: Ronaldo bën çfarë të dojë

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 12:30 | Nga

Ylli i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se ishte habitur kur kishte kuptuar se Cristiano Ronaldo nuk do të paraqitej në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga UEFA të enjten.

Ylli portugez nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni, ku futbollistët morën çmimet për më të mirën e vitit të kaluar në Evropë, e arsyeja e mungesës së tij është fakti se çmimi kryesor i mbrëmjes, Lojtari i Vitit i UEFA-s, iu nda Luka Modricit, dhe jo atij, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo nuk u harrua ama, pasi ai e fitoi çmimin Sulmuesi i Vitit i UEFA-s, pasi ishte golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Prapëseprapë, Ronaldo ishte i palumtur me vendin e dytë kur erdhi puna te çmimi kryesor, me agjentin e tij, Jorge Mendes, që tha se ishte e turpshme sesi 60 trajnerë dhe 55 gazetarë nuk ia dhanë këtë çmim klientit të tij.

Ramos kishte pritur që ish-bashkëlojtari i tij në Madrid të ishte i pranishëm në gala mbrëmje, por sugjeroi se mungesa e tij ishte sjellje tipike e Ronaldos.

“E kuptuan që ai s’ishte këtu kur i rregulluan mikrofonat, u habitem. Por, ai bën çfarë të dojë”, tha Ramos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme