Rangohen mesfushorët më të mirë në Premier Ligë, shikoni ku rangohet Xhaka

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 12:29 | Nga

CIES, qendra më kredibile në botë për studime të futbollit dhe të sportit në përgjithësi ka publikuar rangimin e lojtarëve në pesë ligat më të mira në Evropë, por kuptohet që interesimi më i madh ka qenë për Premier Ligë dhe kur janë publikuar rezultatet e hulumtimit shumë kush mund të ketë qenë i befasuar.

Mesfushori më mirë në ligë është lojtar i Tottenhamit, Manchester City e ka vetëm një lojtar në listë ne dhjetë më të mirëve, aq sa ka edhe Crystal Palace, ekip që zakonisht shënon, por edhe pëson shumë gola në ndeshjet e ligës.
Sidoqoftë, rangimi është bërë në bazë të disa parametrave përfshirë ashpërsinë, shpërndarjen në fushë, duelet direkte, goditjet dh rastet e krijuara.

Të ngjashme