Rashica vitin e ardhshëm në Seria A (Foto)

Prishtinë | 16 Sht 2017 | 10:16 | Nga

Milot Rashica pritet që gjatë muajit janar të largohet nga skuadra holandeze, Vitesse. Paraqitja e mirë e Milot Rashicës ndaj skuadrës së Lazios në Europa League, ka bërë që skuadra italiane të kthej interesimin për të. Rashica në humbjen 2:3 të skuadrës së tij, asistoi tek dy golat.

Sipas Il Messagero, Lazio tashmë është duke përgatitur një ofertë, për ta transferuar përfaqësuesin e Kosovës në muajin janar.

Por, Lazio do të ketë konkurrencë të fortë, pasi lojtarin e dëshiron edhe skuadra e Napolit, e cila ka ofruar 10 milionë euro.

Sezonin e kaluar Rashica shënoi katër gola dhe dhuroi 14 asistime në 39 ndeshje për Vitessen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme