Raul do të kthehet te Reali

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 15:08 | Nga

Raul Gonzalez ka thënë se do të kthehet te Real Madridi këtë verë, si një këshilltar i presidentit Florentino Perez.

Duke folur në një eveniment të klubit të dielën, ai ka rikonfirmuar se është një madridist, derisa ka pasur spekulime për një ofertë nga Barcelona.

“Në qershor do të kthehem të jetoj në Madrid. Do të më pëlqente të punoja për Real Madridin dhe do të bisedojmë se si mund të ndihmoj. ‘Hala Madrid’ dhe asgjë tjetër, nëse dikush ka ndonjë dyshim!”, ka deklaruar Raul.

Sidoqoftë, Marca ka raportuar se Los Blancos tashmë e kanë bërë gati ofertën për sulmuesin legjendar.

Edhe roli i parë i Zinedine Zidane te Reali ishte si këshilltar i Perez, më pas u bë asistent i trajnerit Carlo Ancelotti, për të vazhduar si trajner i Castillas dhe në fund trajner i ekipit të parë.

Nuk dihet nëse edhe Raul do të ndjekë të njëjtën rrugë, por nuk ka dyshim se ai është një prej ikonave të Los Blancos, ku ka luajtur për 15 vite, ka shënuar 307 gola dhe ka fituar 16 trofe të mëdha – në mesin e tyre gjashtë tituj të La Ligas dhe tre të Ligës së Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme