Reagon Albert Bunjaku, Kosova është mbi Besart Berishën

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 21:23 | Nga

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka reaguar pas deklaratve të Besart Berishës.

Bunjaku ka thënë që Kosova është mbi Besartin dhe mbi të gjithë.

Gjithsesi, përzgjedhësi ka deklaruar që nuk ka marrë ndonjë informim zyrtar deri më tani.

“Nuk kam ndonjë informim zyrtar, as unë as FFK. Ai është vendim i tij dhe e respektoj atë. Kosova është e para. Askush s’mund të jetë mbi të. Ai është një vendim i tij të cilin e respektoj. Si me Besartin si pa Besartin, si me Albertin si pa Albertin, Kosova është mbi të gjitha”, deklaroi Bunjaku për KTV.

Ai tutje komentoi rreth vendimit për ta lënë jashtë Berishën.

“Besarti ka pasur sjellje shumë të mirë. Gjatë bisedës që e kemi pasur me të, ia kemi treguar vendimin tonë, ku ai s’ka qenë i vetmi që ka mbetur jashtë. Ne kemi menduar që ai vendim ka qenë më i miri i mundshëm”, shtoi Bunjaku.

Ylli tjetër i madh që përfundoi jashtë formacionit ishte Milot Rashica.

Sot në një intervistë të dhënë për Indeksonline, Berisha ka treguar arsyet e këtij vendimi.

“Sa të jetë Albert Bunjaku unë më kurrë nuk do të luaj me Kosovën. Ai për mua është trajneri më i dobët në karrierë që e kam njohur. Kam ardhur të luaj për Kosovën hatri i popullit, i fansave që më duan. Por, Bunjaku është arsyeja që nuk mund të vazhdoi më”.

“Ai është i dobët në stërvitje, në ndeshje, pas ndeshjes, thjesht ai nuk di asgjë. Nuk është zakon i imi të kritikoi trajnerët por këtë ia kam borxh Kosovës sepse nuk bën të lë një trajner si ai. Nuk e di nëse ai ka luajtur futboll apo ku ka qenë trajner, por ai po e shkatërron Kosovën”.

“Ai po tenton të luaj sistem mbrojtës, duke patur skuadrën të sulmoi. Më besoni se Kosova ka skuadër fantastike. Kam njohur shumë yje këtu, ka futbollistë tejet cilësorë, por me Bunjakun të gjithë ndihemi të nënvlerësuar” ka thënë Berisha.

I pyetur nga Indsksonline se kush duhet të jetë trajner i ri i Kosovës, Besi ka një përgjigje.

“Na duhet ndonjë trajnerë qe di të bëjë taktika, di ti motivoi futbollistët. Për shembull, ndonjë kroat apo gjerman me përvojë” ka thënë Berisha.

Ylli i futbollit australian ka thënë se në momentin që largohet Bunjaku, ai do të rikthehet përsëri të luaj për Kosovën.

“Bunjakut nuk dua të ia shoh sytë asnjëherë më. Ai më ka injoruar mua ai futbollist pa më dhënë asnjë arsye. Mbrëmë ishin në stadium disa menaxherë nga Evropa dhe Azia. Nuk kanë mundur ta besojnë që te Kosova nuk ka vend në përbërje futbollisti më i mirë në Azi dhe Australi” ka thënë Berisha.

Sa i përket të ardhmes së Berishës në Australi, Besi na ka dhënë disa detaje.

“Kam oferta nga Turqia, Gjermania, Kina, Spanja, Korea e Jugut e Dubai. Do ti shqyrtojë të gjitha ofertat dhe do të marrë vendim” përfundon Besart Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme