Derbi madrilien në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Prishtinë | 21 Pri 2017 | 13:30 | Nga

Në shortin e hedhur sot në Nion, futbollistët e Real Madridit dhe Atletico Madridit do të takohen në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Kjo do të jetë njëherësh reprizë e finales së sezonit të kaluar të kësaj gare në të cilën “klubi madrilien” në stadiumin “San Siro” të Milanit fitoi pas penalltive.

Në gjysmëfinalen tjetër të garës më të fuqishme të klubeve evropiane do të takohen Monaco dhe Juventus.

Ndeshja e parë e gjysmëfinales do të luhet më 2 dhe 3 maj, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet shtatë ditë më vonë.

Finalja e edicionit të sivjetshëm të garës më të fuqishme evropiane të klubeve do të luhet në stadiumin “Millennium” në Cardiff më 3 qershor.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme