Real Madrid, kampion i Euroleagues

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 09:14 | Nga

Mbrëmë është zhvilluar ndeshja fundit e “Final-Four” në Euroleague.

Real Madrid ka fituar në finale dhe është shpallur kampion i Evropës.

Madrilenët triumfuan kundër skuadrës turke, kampionët e deri djeshëm, Fenerbahçes me rezultat 85-80.

Gjatë gjithë ndeshjes herë njëra ekip, herë tjetra ishte në epërsi dhe deri në minutat e fundit nuk është ditur kampioni evropian.

Mirëpo më të përqendruar në momentet vendimtare u treguan spanjollët, të cilët në fund triumfuan me pesë pikë epërsi.

Më të dalluarit në parket te spanjollët ishin Fabien Causeur (17 pikë, 2 kërcime, 2 asistime, 1 vjedhje të topit) dhe Luka Doncic, MVP i Final Four-it, (15 pikë, 4 asistime, 3 kërcime, 1 vjedhje të topit).

Te skuadra turke me paraqitje u dallua Nicolo Melli, i cili realizoi 28 pikë, 6 kërcime dhe një asistim.

Ndryshe, ky ishte titulli i dhjetë i kampionit evropian për skuadrën e Real Madridit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme