Real Madrid në telashe para ndeshjes me Alavesin

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 09:18 | Nga

Real Madridi, përveç problemeve me rezultate, po ka telashe edhe me lëndimin e lojtarëve.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, Marcelo nuk do të jetë pjesë e Real Madridit në ndeshjen ndaj Alavesit për shkak të lëndimit.

Por, përveç Marcelos, “Los Blancos” në këtë takim do të jetë edhe pa yjet si:  Mateo Kovacic, Karim Benzema, Jesus Vallejo dhe Theo Hernandezin, të cilët janë të lënduar.

Kurse, Zinedine ZIdane po mendon që Dani Carvajalit, i cili ka luajtur vazhdimisht, t’i jap pushim në ndeshjen ndaj Alavesit.

Kurse, në vend të spanjollit, trajneri francez po mendon që ta ftoj të riun, Achraf Hakimi, i cili ende nuk ka debutuar me ekipin e parë të Real Madridit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme