Real Madrid nxjerr në shitje një yll që kushton 90 milionë euro

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 14:58 | Nga

Real Madrid e ka nxjerr në shitje mesfushorin kolumbian James Rodriguez.

Real Madrid është i gatshëm ta shesë mesfushorin James Rodriguez.

Reprezentuesi spanjoll është nxjerr në shitje nga “Los Blancos”, pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Zinedine Zidane, i cili e ka lënë jashtë ekipit edhe në Superkupën e Evropës kundër Sevillas, shkruan “La Sexta”.

Por, Real Madrid kërkon rreth 90 milionë euro për shitjen e tij, shifër shumë e lartë për disa prej klubeve të interesuara për blerjen e tij, përfshirë Juventusin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme