Real Madrid pranë marrjes së portierit më të mirë në Botëror

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 08:24 | Nga

Real Madridi është shumë pranë portierit që u shpall më i miri në Kampionatin Botëror në Rusi, Thibaut Courtois.

Sipas mediave spanjolle, Real Madridi, ka arritur marrëveshje me portierin belg, duke i ofruar kontratë pesë-vjeçare me një pagë prej 11 milionë eurosh në sezon.

Edhe vetë Cortuois, ka bërë të ditur se është i gatshëm të rikthehet në Madrid, raporton KTV.

Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, ka nisur negociatat me Roman Abramovichin, për të lejuar largimin e belgut nga Chelsea.

“Mbretërit” pritet të ofrojnë mbi 40 milionë funte për të siguruar shërbimet e Courtoisit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme