Real Madridi në çerekfinale, 7 sezone radhazi

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 23:34 | Nga

Real Madridi është kualifikuar në çerekfinalen e Champions Leagues pas fitores me rezultat të përgjithshëm 2:7 ndaj Napolit

Dhe me këtë kualifikim, “Los Blancos” është kualifikuar në çerekfinale, për të shtatin sezon radhazi.

Gjithashtu, skuadra madrilene në përgjithësi është kualifikuar në fazën e radhës në 45 nga 58 ndeshje në garat evropiane kur në ndeshjen e parë kanë triumfuar.

Real Madridi fitoi sonte me rezultat 1:3. Ishin vendasit ata që kaluan në epërsi të parët me anë të Mertens, por rezultatin e barazoi në pjesën e dytë Sergio Ramos.

Sergio Ramos shënoi edhe golin e dytë për Realin, ndërsa golin e tretë e shënoi Alvaro Morata.

Mbrojtësi Ramos tregon se është dhe golgeter

Me dy gola të shënuar sonte, mbrojtësi Ramos tregoi se është i rrezikshëm edhe në sulm.

Sergio Ramos ia ka thyer epërsinë Real Madridit ndaj Napolit me dy gola të shpejtë.

Kështu, mbrojtësi spanjoll grumbullon plotë 13 gola në 100 paraqitje në garat evropiane me ”Los Blancos”.

Ndërsa, në të gjitha garat për Real Madridin, Sergio Ramos ka realizuar 81 gola që prej ardhjes në Madrid. Statistikë fantastike nga një mbrojtës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme