Real Madridi rekord shifër për Harry Kane

Prishtinë | 04 Tet 2017 | 12:01 | Nga

Real Madridi është gati të shpenzojë hiq më pak se 200 milionë euro për sulmuesin e Tottenhemit, Harry Kane.

Sipas informacioneve të fundit, kampionët e Spanjës kanë vendosur të shpenzojnë shumë rekord për sulmuesin anglez.

Kane është shpallur golashënuesi më i mirë i Ligës Premier në dy sezonet e fundit dhe 24-vjeçari ka shënuar 6 gola në 7 ndeshjet e fundit në Angli.

Sipas gazetës Don Balon, Reali është gati të thyejë rekordin e tyre të transferimeve, në mënyrë që të firmosë me Kanen i cili është në vitet e tij më të mirë të karrierës.

Kene shihet si zëvendësuesi ideal i Benzema në të ardhmen.

Por francezi ka nënshkruar një kontratë të re me Realin që e lidh deri në vitin 2022.

Po ashtu edhe Kane ka kontratë me Tottenhem Hotspurin edhe për pesë vite.

Kane pëlqehet edhe nga Manchester United që kanë kërkuar informacione për sulmuesin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme