Reali mund të shesë superyllin për ta blerë Mbappen

Prishtinë | 16 Kor 2017 | 11:48 | Nga

Real Madridi po e konsideron shitjen e Gareth Bale për të rritur buxhetin për transferimin e Kylian Mbappe nga Monaco.

Reali po përballet me garë serioze nga Manchester City dhe Paris St-Germain për të transferuar Mbappen, dhe shpresa e vetme që të grumbullohen 120 milionë eurot e kërkuara për të është të shitet njëri nga top lojtarët e skuadrës para 31 gushtit.

Drejtuesit e klubit madrilen e dinë se mund të grumbullojnë 100 milionë duke shitur uellsianin, i cili ka pasur shumë probleme me lëndime sezonin e kaluar.

Bale, i cili ka një pagë javore prej 350,000 funtave, nënshkroi kontratë të re deri në vitin 2022 tetorin e kaluar dhe është i lumtur të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll.

Manchester United ka qenë i lidhur me transferimin e tij dhe mund të joshet nga gatishmëria e Realit për ta larguar atë.

PSG dhe Chelsea gjithashtu kanë kërkuar detaje për lojtarin më herët dhe këto dy klube kanë  financa të përballen me interesimin e Unitedit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme