Real Madridi thyen rekordin e radhës

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 23:23 | Nga

Real Madridi e ka thyer një rekord sonte në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit.

Skuadra e Zinedine Zidane me barazimin ndaj Dortmundit numëron plotë 34 ndeshje pa humbje në të gjitha garat.

Kështu, djelmoshat e trajnerit francez barazojnë rekordin e ish-trajnerit Leo Beenhakker me skuadrën e Real Madridit në vitin 1989.

Kujtojmë që sonte Real Madridi barazoi me rezultat 2:2 ndaj Dortmundit, teksa fazën grupore e përmbylli në vendin e dytë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme