Reali dorëzohet para Ronaldos, do ta bëjë lojtarin më të paguar në botë

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 19:53 | Nga

​Real Madrid ka vendosur që të përmirësojë kushtet e Cristiano Roanldos, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në botë.

Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Roanldo ka muaj që kërkon nga Real Madridi rritje të pagës, sepse dëshiron që ajo të jetë e barabartë me atë që ai përfaqëson në fushë.

Portugezi në dy vitet e fundit është shpallur lojtari më i mirë në botë nga FIFA dhe ka fituar Topin e Artë, por ka fituar vetëm 21 milionë euro në sezon, apo futbollisti i gjashtë më i paguar.

Sipas Mundo Deportivo, presidenti Florentino Perez i ka propozuar portugezit ta mbyllë karrierën te Real Madrid. Me këtë marrëveshje, ai do të bëhet më i paguar se Lionel Messi dhe Neymar.

Në janar, në bazë të renditjes së Marca, Ronaldo është lojtari i gjashtë më i paguar i planetit, me Messin në vend të parë që merr 45.7 milionë euro në sezon, Neymar 38 milionë euro në sezon dhe dy futbollistët që luajnë në kampionatin kinez Ezequiel Lavezzi (29 milionë euro) dhe Oscar (26 milionë euro).

Me kontratën e re, Ronaldo do të marrë 47 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshme, duke tejkaluar kështu rivalin e tij më të madh, Leo Messi edhe sa i përket pagës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme