Reali me fitore në luftën për Superkupë

Prishtinë | 13 Gus 2017 | 23:57 | Nga

Real Madridi ka bërë hap të madh drejt fitores së Superkupës, duke shënuar fitore si mysafire ndaj Barcelonës, me rezultat 3 me 1.

Së pari ishte Pique ai që zhblloki rezulttin, duke shënuar në portën e gabuar. Autogoli i tij i dha epërsinë e pare mbretërve.

Në minutën e 77-të  Messi barazoi përmes një penalltie.

Por gëzimi i blaugranëve zgjati pak. Në minutën e 80-të Ronaldo bombardoi portën e Barcelonës me një supergol, pas një kundërzbritjeje të shpejtë.

Dy minuta më pas Ronaldo u përjashtua nga loja, derisa të dytin e mori për simulim.

Me një lojtar më pak në fushë, goditjen përfundimtare Barcelonës ia dha Marco Asensio, për rezultatin përfundimtar 3 me 1.

Ndeshja e kthimit luhet më 16 gusht në Santiago Bernabeu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme