Reali kërkon 90 milionë euro për Moratan

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 14:04 | Nga

Real Madridi nuk do të pranojë ofertë më të vogël se 90 milionë euro për shërbimet e Alvaro Moratas, raporton AS.

Manchester Unitedi po udhëhiqte garën për transferimin e Moratas, por tani ka zbehur interesimin për sulmuesin spanjoll, dhe në vend të tij dëshiron transferimin e sulmuesit të Evertonit, Romelu Lukaku, transmeton Koha.net.

Në garë për Moratan raportohet se është edhe Chelsea.

Reali nuk është në nguti për shitjen e Moratas, dhe nuk do ta shesë për më pak se 90 milionë euro, 80 milionë dhe 10 milionë të tjera bonuse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme