Rebiq pagoi kreditë e gjithë banorëve të fshatit të lindjes

Prishtinë | 15 Kor 2018 | 12:21 | Nga

Zbulim sensacional i këtij Botërori, shkruajnë medie kroate, është reprezentuesi Ante Rebiq.

Lojtari mesfushor, për të cilin deri vonë as që ishte ditur, tash është pjesë e ekipit kroat. Natyrisht, fjalia e parë vlen vetëm për njohësit sipërfaqësorë të futbollit në Kroaci, ndërsa te dashamirët e futbollit, ka kohë që emri i tij është në fokus të ngjarjeve, transmeton Koha.net.

Rebiq është lindur në Split në vitin 1993, e rrënjët i ka nga fshati Donji Vinjan. Fshati ka 500 banorë e që Ante s’ia ka harruar ata, dëshmon edhe ky rrëfim.

Lovro Shindik, ish – bashkë lojtar i Antes nga reprezentacioni i të rinjve, për mediet ka treguar se Ante në fshatin vet të lindjes të gjithë banorëve ua ka paguar kreditë.

Rebiq këtë gjë të pa rëndomtë e ka bërë në heshtje të plotë mediale dhe ka dëshmuar se nuk e ka harruar origjinën ku kishte bërë hapat e parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme