Reina refuzoi top klubin e Ligës së Kampionëve për transferim te Milani

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 13:45 | Nga

Pepe Reina refuzoi një ofertë nga Manchester City për të zgjedhur transferimin në San Siro.

Pepe Reina do të transferohet në Milan, pas përfundimit të këtij sezoni.

Portieri spanjoll ka vendosur të largohet nga Napoli, si futbollist i lirë, duke iu bashkuar rivalit nga Serie A.

Por, mediat italiane raportojnë se Reina refuzoi një ofertë nga Manchester City për të zgjedhur transferimin në San Siro, përcjell lajmi.net.

Reina pritet të shndërrohet në portier të parë në Milan pasi Gianluigi Donnarumma thuhet se do të largohet nga klubi, gjatë afatit kalimtar të verës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme