Ribery flet për shenjën në fytyrë që i shënjoi jetën

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 09:22 | Nga

Franck Ribery ka folur për aksidentin automobilistik që i la një shenjë në fytyrë që i ka shenjuar karakterin.

Futbollisti i Bayern Munchen, i cili ishte vetëm 2 vjeç kur ndodhi aksidenti, tha për Canal +: “Shenja më dha karakterin dhe forcën. Nuk është e lehtë të jesh fëmijë me një shenjë si kjo që kam unë. Mënyra se si të shikojnë njerëzit, kritikat… Familja ime vuajti nga kjo”.

“Njerëzit thonin “shiko atë se çfarë fytyre ka, shikoja kokën, shikoja shenjën, sa i shëmtuar”. Kudo që shkoja, njerëzit më shikonin. Nuk më shikonin si futbollist të mirë, por më shikonin nga shenja. Edhe pse mërzitesha, kurrë nuk kam zënë ndonjë cep për të qarë. Kurrë, kurrë, kurrë… por kam vuajtur”, shtoi Ribery.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme