Rikthehet Sharapova

sharapova
Prishtinë | 10 Jan 2017 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Tenistja ruse Maria Sharapova pas dënimit 15 mujor për shkak të dopingut, në muajin prill kthehet në fushë, ku do të luajë në turneun në Stuttgart.

Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare në të cilën 29 vjeçarja Sharapova do të marrë pjesë pas Australia Open të vitit të kaluar.

Sharapova turneun në Stuttgart nga viti 2012 deri në vitin 2014 e ka fituar tre herë më radhë. “Jam e lumtur që ndeshja ime e parë pas kthimit do të jetë në një nga turnetë më të dashur”, tha Sharapova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme