Rinovimi i stadiumit s’do të mbarojë me kohë shkaku i lejes

Prishtinë | 10 Shk 2017 | 09:46 | Nga

Pas përfshirjes së rekomandimeve të UEFA-s në planin fillestar për rinovimin e stadiumit të qytetit të Prishtinës, MKRS-së si palë e autorizuar në këtë proces i duhet leje e re nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, shkruan sot Koha Ditore.

Në fillim e kishte lejen për rinovim, por tash i duhet për ndërtim, meqë do të preket struktura e stadiumit me hapjen e portave të reja. Zyrtarë të MKRS-së thonë se ky proces mund t’i zgjasë punimet për disa muaj.

Stadiumi është planifikuar të përfundojë në gusht, dhe në shtator Kosova të luajë ndeshje eliminatore, por ky skenar tashmë duket i pamundur.

Rinovimi i stadiumit të qytetit të Prishtinës nuk do të përfundojë në fund të muajit gusht, ashtu siç ishte paraparë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), si financuesja kryesore e këtij projekti.

Për të vazhduar punimet në bazë të rekomandimeve që UEFA ka dhënë në tetor të vitit të kaluar, MKRS-ja si palë e autorizuar nga pronarja e stadiumit – Komuna e Prishtinës, duhet të marrë leje të re nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor (MMPH). E leja, sipas zyrtarëve të MKRS-së, mund të marrë kohë deri në tre muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme