Rodriguez: Perisic është shumë i rrezikshëm

Prishtinë | 13 Tet 2017 | 10:13 | Nga

Mbrojtësi i Milanit, Ricardo Rodriguez e cilëson ish-bashkëlojtarin e tij, Ivan Perisic si “shumë të rrezikshëm” përpara Derby della Madonninas ndaj Interit.

Dyshja e lojtarëve kanë luajtur së bashku në Wolfsburg dhe tani do të luajnë në San Siro këtë të diel në derbin e parë të Milanit për këtë sezon.

Para derbit të madh të Milanos shumë lojtar në folur rreth rëndësisë së kundërshtarin ku i fundit është Rodriguez, i cili ka vënë theksin mbi Perisicin.
“Ivan është shumë i fortë, ai është shumë i rrezikshëm”, ka thënë Rodriguez duke folur për Gazzetta dello Sport në lidhje me Interin.

“Ai është i fortë, është fizik, është i shpejtë, mund ta mposht njeriun dhe mbi të gjitha luan me të dyja këmbët”.

“Më pëlqen mentaliteti i tij, hamë shpesh së bashku në Milano”.

Është raportuar se Rodriguez ishte afër transferimit te Nerazzurrët në janarin e kaluar, përpara se të transferohet në Milano në afatin e verës.

“Po, Interi foli me agjentin tim në fillim të vitit, por kur erdhi Milani ne i mbyllëm gjërat shpejt. Jam i lumtur të luaj derbin për Milanin”, përfundoi mbrojtësi zviceran.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme