Roma dorëzohet për Mahrezin

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 19:08 | Nga

Sipas “Sky Sport Italia”, Roma është dorëzuar për transferimin e Riyad Mahrez nga Leicester City.

Televizioni italian thotë se romakët nuk do të presin më pasi është refuzuar edhe oferta e tyre e fundit prej 35 milionë euro.

“Dhelprat” duan hiq më pak se 44 milionë euro, ndërsa Roma do të mund të shkonte deri në shifrën prej 40 milionë me bonuse.

Drejtuesit e Romës besojnë se oferta prej 35 milionë eurove është e drejtë për algjerianin.

Mahrez ka thënë publikisht se do të dëshironte të bisedonte me Romën, por jo para se klubet të merreshin vesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme