Roma ia shtyn titullin Zonjës së Vjetër

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 00:18 | Nga

Roma ka triumfuar këtë mbrëmje përball Juventusit në Sera A.

Verdhekuqtë e arritën të kthenin rezultatin nga 0-1 në 3-1 duke mos lejuar kështu edhe shpalljen e Juventusit kampion në Sera A.

Goli i parë është shënuar nga miqtë, ku për “Zonjën e Vjetër” shënoi Mario Lemina në minutën e 21-të, ndërkohë që vetëm 6 minuta në vonë Roma u përgjigj me anë të De Ross-it duke vendosur baraspeshën në fushë sërish.

Pjesa e dytë e ndeshjes do të fillonte me një tjetër ritëm për Romën e cila arriti të shënonte dy gola duke siguruar kështu tre pikë të shumë të vlefshme.

Goli i dytë për verdhekuqtë u realiza na El Shaarawy në minutën e 56-të dhe vetëm 9 minuta më vonë, Radja Nainggolan do të shënonte golin e tretë.

Ndërkohë që Roma shkoi në kuotën e 81 pikëve, Juventusit i nevojitet vetëm një fitore për t’u kurorëzuar kampion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme