Roma takon agjentin e Mahrezit

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 10:28 | Nga

Roma thuhet se është takuar me agjentin e Riyad Mahrez, por Leicester City kërkon rreth 55 milionë euro për shërbimet e algjerianit.

“Giallorossët” kanë qenë të lidhur me mesfushorin me tipare sulmuese algjerian në ditët e fundit, pasi ata dëshirojnë për të zëvendësuar Mohamed Salahun pas transferimin të tij në Liverpool.

Sipas Leggo, drejtori sportiv i Romës, Monchi është takuar dje (e enjte) me agjentin e reprezentuesit të Algjerisë për të përgatitur një ofertë zyrtare.

Klubi anglez po kërkon rreth 55 milionë euro, por Roma shpreson ta ulë atë në 35-40 milionë euro, pasi Mahrez e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga “Dhelprat”.

Ndryshe, Mahrez është i lidhur edhe me një kalim të mundshëm te Arsenali dhe Barcelona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme