Roma tenton fitoren pestë me radhë, formacionet zyrtare Roma – Spal

Prishtinë | 20 Tet 2018 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja hapëse e javës së nëntë në Serie A do të jetë mes Romës dhe Spalit në stadiumin “Olimpico”, duke filluar prej orës 15:00.

Skuadra romake është në formë të mirë pasi i ka katër fitore radhazi, tri në Serie A, një në Ligën e Kampioneve, sot tenton ta vazhdojë ecurinë e fitoreve pranë tifozëve të saj, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa në anën tjetër, Spal, nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit, dhe sot tenton ta ndalë ecurinë ndaj Romës.

Në dy ndeshjet e fundit, Roma ka qenë triumfuese. Skuadra e Di Francescos është në vendin e gjashtë të tabelës me 14 pikë, ndërsa Spali në vendin e 14-të me 9 pikë. /Gazeta Express/

Spal: Në pritje…

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme