Ronaldinho e shtyri Klebersonin të nënshkruajë me Unitedin: “Më tha se edhe ai do të shkojë në Manchester”

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 13:16 | Nga

“Ronaldinho më tha se do të shkojë në Manchester United, më bindi dhe unë shkova, por ai nuk e bëri këtë”, tha braziliani për ESPN.

Kléberson luajti te Mancherter United, edhe pse vetëm 20 ndeshje. Ai u transferua në Evropë nga Atlético Paranaense.

Braziliani ka treguar për ESPN se kush e shtyri ta marrë këtë vendim, që më vonë u pa se ishte ‘zhgënjyes’.

“Ronaldinho më tha se do të shkojë në Manchester, ai gjithmonë më thoshte ‘eja në Manchester’. Doja shumë të shkoja, fillimisht ngurroja sepse nuk dija anglisht dhe në United nuk kishte asnjë që dinte gjuhën portugeze”, tha Kléberson.

Ai nënshkroi me “Djajtë e Kuq” në vitin 2003, në të njëjtin vit me Cristiano Ronaldon: “Ronaldinho më bindi dhe shkova në Manchester, por ai nuk erdhi”.

Në fakt, braziliani nënshkroi me Man United në të njëjtin vit që Ronaldinho u transferua në Barcelonë, ku kaloi vitet më të mira të karrierës.

Braziliani, i bindur nga Ronaldinho të shkojë në Angli, nuk u përshtat te klubi nga Old Trafford dhe më 2005 u transferua te Besiktasi për afër 3 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme