Ronaldo adreson spekulimet për Neymarin

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 13:24 | Nga

Cristiano Ronaldo iu është përgjigjur spekulimeve që e lidhin Neymar-in me një transferim te Real Madridi, duke insistuar që klubi i tij lidhet gjithmonë me lojtarë të klasit botëror.

“Në Madrid ka gjithmonë fjalë për transferime”, ka thënë Topi i Artë për El Chiringuito de Jugones.

“Kam qenë këtu për tetë vjet dhe gjithmonë flasin për 50 lojtarë që do të vijnë, dhe në fund asnjë nuk vjen”.

“Në shtator, shumë lojtarë do të vijnë dhe në fund, ata që i arrijnë finalet janë gjithmonë të njëjtit”.

Të ngjashme