Ronaldo befason lojtarët e Juventusit: E pamundur ta ndjekim atë

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 11:18 | Nga

Që Ronaldo është një prej futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit kjo nuk ka as më të voglin dyshim, por sigurisht këto arritje nuk kanë qenë të lehta për yllin portugez.

Shpesh për stërvitjen e portugezit kanë folur edhe më herët trajnerë e bashkëlojtarë të tij, ndërsa tashmë është radha e lojtarëve të Juventusit ta bëjnë një gjë të tillë.

Braziliani Douglas Costa është ai që ka komentuar ditët e para të Ronaldos në stërvitje me Juventusit, duke thënë se të ndjekësh atë është e pamundur.

“Është e pamundur të ndjekim Cristiano Ronaldon në stërvitje. Kur kemi ardhur, ai ishte tashmë duke u stërvitur, dhe kur u larguam, ai ende po stërvitej. Këtë nuk e kam parë asnjëherë”, tha Costa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme